Punëtorët e Postës paralajmërojnë protesta në rrugë
Autori: Gazeta inFokus
11:26 | 10 Shtator 2018
Punëtorët e Postës së Kosovës që nga sot kanë hyrë në grevë të përgjithshme për shkak të mos marrjes së pagave të tyre për muajin shtator.
Për këtë ata po paralajmërojnë edhe protesta në rrugë. Në grevë kanë hyrë të gjitha degët e Postës së Kosovës në shtatë regjione të vendit.Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Postës së Kosovës, Etrit Hoti tha se greva nuk do të ndërpritet deri në ekzekutimin e pagave për punëtorët. Sipas tij këta punëtorë kërkojnë edhe një garanci se më nuk do kenë vonesa të marrjes së pagave.
“Punëtorët e Postës së Kosovës, kolegët e mi deri sot më datën 10 nuk u janë realizuar apo ekzekutuar pagat e Postës së Kosovës. Organizimi i grevës bëhet me qëllimin final realizimin e pagave…një garancion që nuk do të përsëritet të njëjta seriale për çdo muaj për punëtorët e Postës së Kosovës që do të thotë realizimi i shërbimit të subvencionimit universal postar që do të thotë marrja e shërbimeve shtetërore publike”, tha Hoti.
Hoti po ashtu ka deklaruar se nëse kërkesat e tyre nuk plotësohen ata do të vazhdojnë të kërkojnë plotësimin e tyre përmes protestave. “Hapat sindikalë do të ndryshojnë, do të bëhen më të ashpra. Kjo është një grevë që fillon sot dhe nuk përfundon deri në realizimin e kërkesave, forma dhe mënyra e protestës do të ndryshojnë në të ardhmen nëse nuk realizohen kërkesat tona”, tha Hoti.
Sipas tij Qeveria e Kosovës nuk ka reflektuar lidhur me kërkesën e tyre për shërbimin universal postar, ndonëse një premtim i tillë e kishte marr kohë më parë nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka.Njëra nga punëtoret e Postës Albulena Paçarada, është e shqetësuar për mos marrjen e pagës së saj duke thënë se kjo po ndikon negativisht tek familjet e tyre. Ajo shton se për shkak të mos plotësimit të kërkesave të tyre nga Qeveria, po detyrohen që shërbimet e tyre ndaj konsumatorëve t’i ndërpresin.
“Po më vjen keq prej konsumatorëve që nuk po mundemi me krye shërbime për shkak se kërkesat tona nuk i kanë plotësuar ende qeveritarët. Po ne do të vazhdojmë me grevë derisa të na plotësohen kërkesat tona. Po ndikon negativisht, normal që mos me marr deri me të 10-in pagat ndikon negativisht në familjet tona”, tha Paçarada. Punëtorët e Postës së Kosovës kanë mbajtur grevë edhe gjatë muajit korrik të këtij viti për shkak të mos marrjes së pagës së tyre, dhe mos plotësimit të kërkesave të tyre.

T� tjera
-
Zbardhet deklarata e Arlinda Zekajt në polici: Shteti ka pasur për obligim t’i largojë uzurpatorët nga shtëpia ime
Viktima Arlinda Zekaj mbrëmjen e së dielës së 25 tetorit, kishte denoncuar ba...
-
A e pa djali i Arlinda Zekajt ngjarjen? – flasin nga Prokuroria e Pejës
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, gjatë një konfere...
-
“QIKA” realizon aksion para Qeverisë, shkallët lyhen me ngjyrë të “gjakut”
Organizata “QIKA” ka realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë...
-
Avokatja e Arlinda Zekajt: Prokurorja i tha “kuptona, shko te baba”
Avokatja e Arlinda Zekajt, Adelina Hoxha, ka kritikuar ashpër Policinë dhe Pr...
-
Avokatja e Arlindës: Kishte vetëm një kërkesë, bashkimin me djalin – qëndroi në shtëpi pavarësisht rrezikut
Adelina Hoxha, avokatja e Arlinda Zekajt në emisionin “Kosova Today” ka folur...
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...































