Lajme

​Puidgemont i gatshëm të bashkëpunojë me gjyqësorin belge

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 04 November 2017

Udhëheqësi i Katalonisë, Carles Puidgemont tha sot se është i gatshëm të bashkëpunojë me autoritetet belge, pasi Spanja ka lëshuar urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij.

“Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë plotësisht me gjyqësorin belg, pasi është lëshuar nga Spanja urdhër-arresti evropian “, ka shkruar në Twitter Puidgemont.

Megjithëse Puidgemont nuk ka specifikuar se ku ndodhet, por supozohet se ai ndodhet në Belgjikë, pasi ai dhe disa anëtarë të qeverisë së tij, pas shkarkimit nga detyra që mbanin nga autoritetet e Madridit, kishin shkuar në Belgjikë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera