Lajme

​Projektligji për UÇK-në nuk hedhet në votim

Autori: Gazeta inFokus 11:41 | 25 October 2018

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë votuar disa projektligjet por jo edhe projektligjin për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së.

Ky projektligj nuk është hedhur në votim nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili ka hedhur në votim 7 projektligje tjera, të cilat janë votuar edhe nga deputetët e LDK-së dhe VV-së, të cilët më pas kanë lëshuar sallën.

Ndërsa, në momentin që erdhi në radhë projektligji për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së, Veseli kaloi atë, duke hedhur në votim projektligjet tjera. Në seancën e sotme janë votuar projektligji për ratifikimin e Traktatit që themelon komunitetin e transportit, projektligji në parim për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, projektligji në parim për tatimin në të ardhurat e korporatave, projektligji për tatimin në të ardhurat personale, projektligji në parim për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Hetim Parlamentar, projektligjit në parim për Inspektoratin e punës, projektligji në parim për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit, projektligji në parim për pagat në sektorin publik, projektligji në parim për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të agjencive të pavarura dhe projektligji në parim për zyrtarët publik.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!

Të tjera