Lajme

​Pranohen edhe fizikisht kërkesat për pagesa dhe shkresat në Thesar dhe MFT

Autori: Gazeta inFokus 15:35 | 29 May 2020

Duke u bazuar në vendimin e Qeverisë për relaksimin e masave të situatës së pandemisë dhe me qëllim të mundësimit të pranimit të kërkesave të reja për pagesë, bazuar në Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë si dhe Ligjin për Procedurën e Përgjithshme Administrative, drejtori i përgjithshëm i Thesarit ka marrë vendim për shfuqizimin e vendimit për pezullim të pranimit të kërkesave për pagesë dhe pranimin fizik të shkresave në Ministrinë e Financave dhe Transfereve-Thesar, me efekt nga data 1 qershor.

Sipas njoftimit, MFT iu ka bërë thirrje palëve që të kenë kujdes maksimal dhe të duhur, si dhe të respektojnë masat dhe udhëzimet e institucioneve shëndetësore gjatë procesit të dorëzimit të shkresave fizikisht në arkivin e Thesarit.

“Po ashtu, kërkojmë mirëkuptimin që për shkak të mbingarkesës aktuale, si dhe funksionimit jo me kapacitete të plota (sipas vendimit të Qeverisë për staf esencial), realizimi i kërkesave tuaja mund të marrë me tepër kohë se zakonisht”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera