Lajme

​Posta e Kosovës hap konkursin për kryeshef ekzekutiv

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 29 May 2020

Posta e Kosovës ka hapur konkursin për kryeshef ekzekutiv të ndërmarrjes si dhe zyrtar kryesor të financave dhe thesarit.

Këto dy pozita mbeten vakante pas shkarkimit të dy zyrtarëve që mbanin këto poste në fillim të muajit të kaluar.

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Postës, Shefqet Avdija, dhe zyrtari financiar, Behgjet Maliqi, u shkarkuan për perfomancë të dobët, madje shkarkimi u cilësua nga ministrja në detyrë e Ekonomisë, Rozeta Hajdari “në përputhje me Ligjin për Ndërmarrjet Publike”.

-Advertisement-

Hajdari pati arsyetuar vendimin e Bordit të Përkohshëm të Postës me humbjet financiare si dhe me opinionin negativ të Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera