Lajme

​Policia gjen veturën e vjedhur në Pejë, do t’i kthehet pronarit

Autori: Gazeta inFokus 22:48 | 01 December 2020

Një veturë e tipit Audi A4, e raportuar si e vjedhur më 31.08.2020 nё Vitomiricё të Pejёs, ёshtё gjetur sot nga Policia e Kosovës.

Vetura me targa të huaja ishte vjedhur nga oborri i shtёpisё së personit ankues dhe pas njё pune operative pjesëtarët e policisë së Kosovës kanё arritur ta gjejnё atë.

Policia njofton se vetura ndodhet në hapësirat e Stacionit Policor nё Pejë, ku pas kryerjes së ekzaminimeve të nevojshme do t’i kthehet pronarit legjitim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera