Sport

​Policia dhe FC Prishtina ende nuk e dinë pse u arrestua Liridon Leci (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 18:29 | 30 April 2017

Mbrojtësi i Prishtinës, Liridon Leci është arrestuar nga policia, derisa ishte duke u zhvilluar ndeshja ndërmjet Besës dhe Prishtinës

Pavarësisht se ka kaluar më shumë se një orë nga arrestimi i Liridon Lecit, ende nuk ka një njoftim zyrtar për arrestimin e tij.

Lajmin për arrestimin e Lecit ka konfirmuar Xhevat Ibra nga policia në Pejë, por thotë se ende nuk e ka të konfirmuar arsyen e arrestimit.

-Advertisement-

“Jam në pritje të informacionit për arrestimin e tij, por arsyen e din Prishtina”, ka thënë Ibra për Express.

Në anën tjetër, pavarësisht se kanë dhënë lajmin për arrestimin e lojtarit të tyre, Prishtina ende nuk e di arsyen e arrestimit,

Madje sipas zëdhënësit të Prishtinës, Avni Durmishi, arrestimi është i paprecedent, pasi nuk mundet në atë mënyrë të arrestohet një lojtar, pasi ka hierarki në futboll.

“Ne ende nuk e dimë arsyen e arrestimit. Ky është një veprim i paprecedent, pasi në futboll ka hierarki, s’mundet askush të bëjë një veprim të tillë”, tha Durmishi për Express.

Kujtojmë se Leci para se të arrestohej ishte ndëshkuar me karton të kuq.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera