Lajme

​Policia aksion kundër lojërave të fatit, arrestohen 6 persona

Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 08 July 2020

Policia e Kosovës, ka zhvilluar një aksion në qytetin e Obiliqit kundër disa lokaleve nën dyshimin për zhvillimin e veprimtarisë së kundërligjshme.

Gjatë këtij aksioni janë arrestuar 6 persona ndërsa janë sekuestruar 8 pajisje të lojërave të fatit.

“Njësitë policore në koordinimit me prokurorin e shtetit dhe urdhëresës së gjykatës kanë bërë kontrollin e gjashtë lokaleve afariste nën dyshimin se në ato lokale janë duke u zhvilluar veprimtari të kundërligjshme. Gjatë kontrollit të realizuar janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar dhe janë sekuestruar 8 pajisje përmes të cilave dyshohet se janë zhvilluar lojëra të fatit. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt’, thuhet në raportin e policisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera