Lajme

​PDK inicion plotësim-ndryshimin e Ligjit për Trustin për tërheqjen e mjeteve

Autori: Gazeta inFokus 18:58 | 28 September 2020

Partia Demokratike e Kosovës ka iniciuar sot plotësim-ndryshimin e Ligjit për Fondet Pensionale, i cili u mundëson qytetarëve të Kosovës tërheqjen e një pjese të kursimeve të tyre nga trusti.

Pas situatës së rënduar ekonomike për shkak të pandemisë dhe vështirësive me të cilat po përballen shumë familje kosovare, PDK-ja do të deponojë shumë shpejt për votim në Kuvendin e Kosovës, plotësim-ndryshimin e ligjit i cili do t’u mundësoj qytetarëve të tërheqin mjetet e tyre nga Trusti, thuhet në një njoftim të kësaj partie në Facebook.

Nisma e PDK-së vjen pas, siç thuhet, manipulimit që ka bërë Qeveria Hoti duke e futur tërheqjen e mjeteve nga Trusti në projektligjin për rimëkëmbje ekonomike, e më të cilin po dështon për të satën herë.

-Advertisement-

PDK, përmes plotësim-ndryshimit të këtij ligji, kërkon të ndajë tërheqjen e kursimeve të qytetarëve në trust nga pakoja tjetër, dhe me këtë t’i jepet fund abuzimit me ndjenjat dhe nevojat emergjente të e qytetarëve.

PDK fton të gjitha partitë politike në vend që t’i japin mbështetje kësaj iniciative e cila është ndihmë e drejtpërdrejtë për familjet kosovare në këtë fundvit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera