PDK ende pa qëndrim për rrëzimin e Qeverisë Hoti
Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 06 August 2020
Nga sot Lëvizja Vetëvendosje ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti. E në partinë opozitare PDK ende nuk kanë qëndrim se a do e përkrahin këtë mocion apo jo.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza përmes telefonit ka thënë për KosovaPress, se janë njoftuar me shkresë nga administrata e Lëvizjes Vetëvendosje për nisjen e nënshkrimeve për mocionin për rrëzimin e qeverisë.
Ai tha se paraprakisht nuk është kontaktuar nga askush nga ky subjekt politik.
Fillimisht ai tha se do ta trajtojnë brenda strukturave të PDK-së dhe më pas do ta bëjnë të ditur qëndrimin e tyre rreth kësaj nisme.
“Para pak kohe më kanë njoftuar nga administrata të grupit parlamentar që ka ardhur një shkresë prej Lëvizjes Vetëvendosje, paraprakisht me mua askush nga Lëvizja Vetëvendosje nuk ka kontaktuar, nuk ka biseduar për këtë temë. Ne si shkresë do ta trajtojmë brenda strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës, varësisht prej situatës apo prej se sa është serioze kjo ne do marrim qëndrim. Pa e shqyrtuar brenda strukturave të partisë nuk marrim qëndrim kur të trajtohet do të dalim me qëndrim”, tha ai.
Ndryshe, Lëvizja Vetëvendosje nga sot ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve për procedimin e mocionit të mos besimit ndaj Qeverisë Hoti. Kjo parti ka thënë se pret reflektimin e PDK-së për rrëzimin e qeverisë, derisa për GP të AAK-së thekson se presin qëndrimin e këtij subjekti.
Kujtojmë se më 25 mars të këtij viti ish- Qeveria Kurti ishte rrëzuar me ngritjen e mocionit të mosbesimit pikërisht nga LDK-ja, partneri i atëhershëm i saj./
Të tjera
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
“Angazhim pas anëtarësimit për Kosovën”| Komiteti i KiE përmend çështjen e Asociacionit, ky është adresimi
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raport...
-
Liberalizimin e vizave e Këshillin i Evropës, Kurti i cilëson si suksese të qeverisjes së tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lavdëruar qeverisjen e tij për sukse...
-
Nesër Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar
Nesër nga ora 13:30 Kosova dhe Mali i zi do të nënshkruajnë marrëveshje për P...
-
Ky është polici i suspenduar në Gjakovë, dyshohet se kontrabandoi mallra me veturë private
Inspektorati Policor i Kosovës ka njoftuar sot se ka suspenduar një zyrtar po...
-
Hamza kritikon Kurtin: Qeveria e tij ende s’e preu asnjë shirit të investimeve kapitale
Kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri...
-
PDK i kthen në Kryesi deputetët dhe kryetarët e komunave, vend të rëndësishëm i jep edhe aderimit më të ri
Partia Demokratike e Kosovës e ka marrë shumë seriozisht mobilizimin për zgje...
-
Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja
Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjëra...
-
Lladrovci për Hamzën: Kandidaturë e kompletuar, gëzon respektin e përkrahjen edhe nga aleatët tanë historikë
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka...
-
Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë Mujës të VV’së: A po ju vjen marre që e pranuat “Zajednicën”, për KiE
Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në ta...
-
Abdixhiku e rikthen fjalimin në Kuvend – akuza Qeverisë për “tenderët sekretë”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka folur në Kuvend të Kosovë...
-
Aksioni mbi kontrollin e transportuesve të udhëtarëve, shqiptohen dhjetëra gjoba – konfiskohen targa e vetura
Inspektorati i Kryeqytetit njofton se po vazhdon aksionin e kontrollit të tra...