Lajme

​Parashikimi i motit për dy ditët e ardhshme

Autori: Gazeta inFokus 18:50 | 20 October 2020

Situatë e ngjashme meteorologjike do të vijojë edhe për gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit si rezultat i masave të ajrit me presion të rritur atmosferik.

Në mëngjes në ultësira parashikohet mjegull e radiacionit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rreze dielli dhe vranësira të pakta, të cilat do t’i takojnë kryesisht nivelit të ulët të troposferës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius.

-Advertisement-

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera