Parashikimi i motit
Autori: Gazeta inFokus 07:36 | 22 May 2020
Pas motit jostabil që solli shtrëngata të fuqishme mbi vend, në ditët e ardhshme depërtimi i fushave anticiklonike sjell përmirësim të motit me kthjellime dhe intervale më të gjata me diell, bën të ditur Prishtina Weather.
Shërbimi i meteorologjisë njofton se në aspektin termik edhe ditën e nesërme mbetemi nën ndikim të masave më të ftohta ajrore, por se temperaturat do të shënojnë rritje, e ditën e shtunë do të rriten sërish edhe mbi 20C. Mëngjeset do të jenë të ftohta me temperatura ndjeshëm nën vlera mesatare.
Ditën e diel, kalimi i një fronti të ftohtë do të sjellë vranësira dhe reshje kalimtare shiu.
Sipas tendencave të fundit, javën e ardhshme, do të mbizotërojë mot më i freskët dhe i ndryshueshëm, me mundësi për reshje shiu. Temperaturat do të luhaten nën vlera mesatare, thekson PW.
Shërbimi i meteorologjisë bën të ditur se cilësia e ajrit ka filluar të përmirësohet, pasi që erërat e ditëve të fundit kanë shpërndarë pluhurin saharian në juglindje prej rajonit tonë.
Parashikimi për periudhën 22-23 maj:
22.05.2020 – Pas mëngjesit të ftohtë, ditën kryesisht me diell. Temperaturat në vise të ulëta 6C deri 19C, e në vise malore 3C deri 14C. Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-10m/s. Indeksi UV: 8.
23.05.2020 – Kryesisht me diell. Mëngjesi i ftohtë, e ditën më ngrohtë. Më vonë gjatë ditës vranësira kalimtare. Temperaturat në vise të ulëta 5C deri 21C, e vise malore 3C deri 15C. Do të fryj erë e lehtë nga perëndimi dhe jugperëndimi 2-4m/s. Indeksi UV: 9.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...
-
Gjysmë orë është pritja për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë
Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardh...
-
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, uruar krishtlindje...
-
Rrëqeth Vlora Dumoshi me lot në sy tregon se çfarë tha babai i saj para se të ndërronte jetë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Vlora Dumoshi, ka rrëfyer si asnjë...
-
Falja e të burgosurve nga Presidentja, SHKK dërgon 94 kërkesa
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se deri më 13 dhjetor janë d...