Lajme

​Osmani i reagon Lajçakut për deklaratat në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 16 October 2020

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani ka komentuar deklaratat e emisarit special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në Serbi.

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani e pyetur nga KosovaPress thotë se asnjëherë nuk ka thënë që pajtohet për Asociacionin të themelohet në përputhje me marrëveshjen e 2015-tës. Por ajo thekson të ketë thënë se duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin.

“Unë tani isha edhe duke bërë proces të lëshimit të një deklarate zyrtare lidhur me këtë. Unë mund tua konfirmoj si një ndër tri institucionet që është takuar me z.Lajçak që ajo që ka deklaruar në Serbi absolutisht nuk është e vërtetë. Pra e para, si kryetare e Kuvendit në asnjë moment nuk e kam thënë në takim që pajtohem që Asociacioni të themelohet edhe në përputhje me marrëveshjen e vitit 2015, por e kam thënë pikërisht të kundërtën që duhet të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me Asociacionin”, tha Osmani.

-Advertisement-

Osmani theksoi se gjatë takimit ka deklaruar se duhet të respektohet Kushtetuta e Kosovës dhe nuk mund të themelohet asnjë pushtet i tretë e aq më pak organe me kompetenca ekzekutive.

Citimet e tij tha se i sheh shqetësuese dhe se ato nuk kanë fare të bëjnë me realitetin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera