OBSH: Koronavirusi ka dalë jashtë kontrollit
Autori: Gazeta inFokus 12:33 | 10 July 2020
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, thotë se shpërthimi i pandemisë së COVID-19, vijon të mbetet problem për shkak se në shumicën e vendeve të botës nuk është vënë ende nën kontroll.
Teksa ka folur në një konferencë, Tedros u shpreh se deri më tani më shumë se 11.8 milionë raste me koronavirus i janë raportuar agjencisë së shëndetit në OKB, gjysma prej tyre në 6 javët e fundit.
Më tej ai shtoi se pandemia ka ekspozuar pabarazitë globale dhe kombëtare si në sistemet e shëndetësisë ashtu edhe në shoqëri. E ndërsa në shumë vende ka shpërthyer një valë e dytë infektimesh me koronavirus, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është regjistruar një tjetër rekord i zi. Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar më shumë se 65 mijë raste të reja me Covid-19.
Në SHBA numërohen mbi 3.2 milionë të infektuar, duke e bërë SHBA-në vendin me numrin më të lartë të rasteve dhe vdekjeve. Gjithashtu raportohet se 3 ditët e fundit është rritur edhe numri i viktimave nga koronavirusi. Sipas autoriteteve në 3 ditët e fundit janë raportuar më shumë se 900 viktima. Për këtë situatë nuk duket shumë i shqetësuar presidenti Donald Trump i cili thotë se shifrat janë rezultat i numrit të madh të testimeve që janë bërë.
Ndërsa në kontinentin evropian, maskat dhe frika nga vala e dytë e koronavirusit janë kthyer në kryefjalë. Tani, të gjithë personat mbi moshën gjashtë vjeç në Katalonjë, duhet të mbajnë një maskë në publik pasi rajoni i bëri maskat të detyrueshme jashtë, edhe atje ku distancimi social është i mundur.
Në Francë, po shtohen shqetësimet për një valë të dytë të epidemisë ndërkohë që vendi po zbut kufizimet. Pas 137 ditësh ndërkohë, njësitë e kujdesit intensiv në një spital në një nga zonat më të goditura të Italisë nga pandemia, Bergamo, zyrtarisht nuk kanë asnjë rast pozitiv me Covid-19. Në të gjithë botën numri i përgjithshëm i rasteve të identifikuar me koronavirus është rritur në më shumë se 12 milionë e 200 mijë, ndërsa totali i viktimave, që nga fillimi i pandemisë është 550 mijë. Renditjen e grafikut të pandemisë në botë e udhëheqin Shtetet e Bashkuara me më shumë se 3 milionë raste Covid, e ndjekur nga Brazili, India, Rusia dhe Peruja
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...