Lajme

​Obiliqi pa asnjë rast me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 01 May 2020

Tashmë kur po hyjmë në fazën e dytë të menaxhimit të pandemisë me Covid-19, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka rikonfirmuar se Obiliqi po e përmbyll edhe muajin prill, me asnjë rast të infektuar me Covid-19.

Kryetari Gashi ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e treguar, duke ju bërë thirrje që të vazhdojnë të respektojnë rekomandimet e nxjerrura nga MSH-ja dhe IKSHPK-ja.

Shkrimi i plotë i Kryetarit Gashi:

-Advertisement-

“ Të nderuar qytetarë,

Kur po përmbyllim muajin Prill, dëshiroj të theksoj se Komuna e Obiliqit për fat të mirë po vazhdon të këtë situatë të qetë dhe pa asnjë rast me infeksion me koronavirus.

Me këtë rast, shprehi mirënjohjen time ndaj jush, për bashkëpunimin e treguar në menaxhimin e suksseshëm të kësaj pandemie globale, falënderim për punën e stafit të QKMF-së dhe stafit të Policisë së Kosovës duke qenë në vijen e parë të frontit në luftimin e këtij virusi.

Tani kur po fillojmë të hyjmë në fazën e dytë, mëposhtë gjeni fazat e hapjes graduale të veprimtarive ekonomike të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Thirrja ime vazhdon të mbetet që të respektoni të gjitha rekomandimet e dalura nga MSH-ja dhe IKSHPK-ja, të qëndroni në shtëpi, të evitoni daljet e shpeshta, në çdo dalje jashtë shtëpisë të jeni të pajisur me maska dhe dorëza si mjete mbrojtëse.

Jemi në fund të kësaj beteje, të bashkuar si gjithmonë, me vullnet dhe me besim tek Zoti, do të dalim fitues dhe do kthehemi në rutinën tonë të përditshme.

Rri n’shpi! Ruaje veten, familjen dhe qytetin nga #covid-19

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera