Lajme

​Njësiti për kërkim shpëtim i FSK-së nderohet me medaljen presidenciale ushtarake

Autori: Gazeta inFokus 14:33 | 19 February 2021

Sot u mbajt ceremonia e ndarjes së medaljes presidenciale ushtarake për Njësitin e Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Për nder të 13 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osmani e dekoroi Njësitin e Kërkim Shpëtimit të FSK-së për kontribut në fushën e mbrojtjes së Republikës së Kosovë dhe qytetarëve të saj.

“U.d. Presidentja Osmani theksoi që kontributi i Njësitit të Kërkim Shpëtimit ndër vite ka qenë i jashtëzakonshëm. Puna e këtij Njësiti meriton çdo lëvdatë dhe me profesionalizmin e këtij Njësiti krenohen të gjithë qytetarët e Republikës sonë. Ajo tutje tha “Në ditët tona më të vështira, ashtu si brenda kufijve por edhe përtej, Njësiti i Kërkim Shpëtimit të FSK-së ka dëshmuar që janë gjithmonë të gatshëm për t’i dalë në ndihmë qytetarëve tanë, por jo vetëm.”, thuhet në një komunikatë.

-Advertisement-

Osmani e uroi Njësitin e Kërkim Shpëtimit për këtë arritje, duke uruar që puna e tyre të jetë gjithmonë ne nivelin e detyrës, e që në misionet e tyre të dalin gjithmonë faqebardhë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera