Lajme

​Një muaj paraburgim për policin, akuzohet për keqtrajtim gjatë detyrës

Autori: Gazeta inFokus 08:25 | 14 April 2021

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.Z. për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale kanosje dhe sulm ndaj personit zyrtar dhe të pandehurit V.B. për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.

Gjyqtari i procedurës paraprake lidhur me të pandehurin A.Z ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit si të pa bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej 1 muaji, ndërsa të pandehurit V.B. i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.

“Gjykata kundër të pandehurit A.Z. ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në bazë të nenit 183 lidhur me nenin 187 paragrafi 1 pika 1.2.3 të KPPK-së, ndërsa kundër të pandehurit V.B. ka caktuar masën e paraburgimit nga neni 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së. Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera