Një dron për selfie, teknologjia e re e fotografive dhe videove
Autori: Gazeta inFokus
09:19 | 07 April 2018
Arkeolog, meteorolog, postier dhe tani edhe fotograf; i pajisur me 13 kamera që shkëpusin imazhe nga të gjitha drejtimet, mbërrin R1, ‘selfie drone’ i aftë të bëjë foto dhe video në lëvizje nga perspektiva e protagonistit në çfarëdo ambienti, por në mënyrë të plotë autonome.
E kanë bërë të mundur tre studentë të Institutit të Teknologjisë së Massachussets, me seli në San Francisco.Për të nisur dhe lëshuar atë përdoret një aplikacion, me të cilin mund të programoni paraprakisht kushtet e fluturimit ose nëse preferoni, përdorni kontrollin manual.
“Është një aparat fluturues dhe autonom që kupton se ku je, vendin rreth jush, dhe lëviz për të bërë video që ndryshe nuk mund të bëhen”, komenton Adam Bry, një nga shpikësit.
Dronët ekzistues kërkojnë një pilot njerëzor, disa kanë një pilot-ndihmës që u vjen në ndihmë, por ata nuk janë të pavarur. R1, falë algoritmeve të avancuara që e bëjnë atë ‘inteligjentë’, mund të perceptojë, programojë dhe kontrollojnë ashtu si një person orienton veten në një mjedis.
Me një qark të thellë nervor grumbullon informacion rreth çdo objekti dhe dentifikon njerëzit sipas madhësisë dhe rrobave. Këto të dhëna i lejojnë atij të planifikojë dhe parashikojë lëvizjet, përveç njohjes së limiteve të manovrimit në një zonë të caktuar, shkruan atsh.
Sistemi i kontrollit pastaj merr të gjithë informacionin për të realizuar planin e fluturimit në kohë reale. Lëviz në një autonomi të plotë në distancë prej 3 deri në 9 metra nga subjekti, ose 90 metra larg në varësi të fuqisë së sinjalit Wi-fi. Ai është testuar në pjesë të ndryshme të botës, në lartësi të ndryshme, me dëborë, erë dhe temperatura ekstreme. Të parët që e blenë atë ishin atletë dhe fanatikë të sporteve në natyrë, por edhe artistë.


T� tjera
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...


































