Lifestyle

​Në këto vende buzëqeshja mund t’ju sjellë telashe

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 23 October 2020

Derisa në disa vende një buzëqeshje është një shenjë përzemërsie dhe ndershmërie, në pjesë të tjera të botës sugjeron mashtrim, imoralitet, marrëzi apo gënjeshtra…

Një buzëqeshje hap të gjitha dyert? Ndonjëherë jo, në varësi të vendit në të cilin gjendeni. “Bretkosat” më të mëdha konsiderohen të jenë rusët, të cilët në fillim mund të duken si klima në disa pjesë të vendit – jashtëzakonisht e ftohtë.

Rusët veprojnë të mbyllur pasi nuk u buzëqeshin të huajve ose “ashtu si”, por sapo t’i takoni, do të zbuloni se gjithçka është në rregull me ta – ata nuk janë domosdo të depresionuar ose duke fshehur dhëmbët e tyre të përparmë.

-Advertisement-

Shumë rusë, ashtu si shumë popuj të tjerë, mendojnë se të qeshësh pa arsye është thjesht e pakuptimtë dhe e rremë, herë tregues i mungesës së inteligjencës dhe herë i ndershmërisë. Një botëkuptim i tillë konfirmohet edhe nga fotot në grup, qoftë të fëmijëve apo të rriturve, pasi rusët shpesh nuk qeshin me ta.

Kuba Krys, një psikolog në Akademinë e Shkencave polake thotë se veçanërisht në vendet e varfra dhe të korruptuara, të qeshurit pa ndonjë arsye të dukshme ngre dyshime për mashtrim.

Për të konfirmuar teorinë e tij, Krys bëri mijëra fotografi të njerëzve në 44 vende të ndryshme dhe i krahasoi ato me kushtet ekonomike, si dhe kreu një sondazh se si banorët i përjetojnë fytyrat e qeshura në foto. Për gjermanët, zviceranët, kinezët dhe malajzianët, njerëzit e qeshur dukeshin inteligjentë, ndërsa në Japoni, Indi, Iran dhe Kore të Jugut ata konsideroheshin më budallenj.

Në Indi, Argjentinë dhe Maldive, njerëzit e buzëqeshur krijuan përshtypjen e imoralitetit, i cili sipas Krys është rezultat i korrupsionit në ato vende.

Studime të tjera tregojnë se buzëqeshja nuk është domosdo tregues i lumturisë – në “vendet e lumtura” të tilla si Zvicra, Suedia dhe Norvegjia, banorët kryesisht nuk janë të buzëqeshur, ndërsa, për shembull, amerikanët, indeksi i lumturisë i të cilëve është në rënie, tregojnë pa u lodhur të gjithë dhëmbët e tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera