Lajme

​Në Ferizaj konfiskohen produkte kozmetike dhe veshmbathje

Autori: Gazeta inFokus 20:43 | 20 October 2018

Se Inspektorati Komunal i Ferizajt është kampion më rang republike në luftë kundër produkteve të dyshimta, e dëshmojnë aksionet e përditshme me autorizimin dhe mbështetjen edhe të të parit të qytetit, Agim Aliu.

Inspektorati Komunal po vijon aksionet në terren në kontrollin e produkteve që ofrohen në tregun e Ferizajt.

Siç njofton Komuna e Ferizajt, së fundmi, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në Ferizaj, kanë ndaluar një mjet transportues që po qarkullonte i ngarkuar me mallra, përkatësisht produkte kozmetike dhe veshmbathje ku pas kontrollit, doli se ato nuk kanë dokumentacionin përcjellës që dëshmon origjinën e produkteve dhe destinimin, rrjedhimisht edhe u konfiskuan.

-Advertisement-

Ridvan Berisha, koordinator i Inspektoratit Komunal bëri të ditur se aksione të tilla ky mekanizëm i rëndësishëm institucional po zhvillon çdo ditë me të vetmin qëllim, garantimin e produkteve të sigurta dhe të verifikuar me dokumentacionin përcjellës që ofrohet në tregun e Ferizajt.

Ai inkurajoi qytetarët që të denoncojnë rastet të tilla në mbrojtje të ligjshmërisë, luftimit të produkteve të dyshimta dhe sigurisë së produkteve në treg.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera