Lajme

​Në dy xhami të kryeqytetit aksion për dhurimin vullnetar të gjakut

Autori: Gazeta inFokus 19:41 | 27 November 2020

Në Xhaminë e Madhe dhe “Pavarësia” gjatë ditës së premte, konkretisht pas namazit të xhumasë, është organizuar një aksion për dhurim vullnetar të gjakut.

Këtë aksion të Këshillit të Bashkësisë Islame të Prishtinës e vlerësuan të dobishëm, Transfuzioni Kombëtar i Gjakut.

Albana Gashi, menaxhere për promovim të dhurimit vullnetar të gjakut, tha se aksione të tilla në kohë pandemie janë të mirëpritura, pasi ka mungesë të këtij produkti mjekësor.

-Advertisement-

Ajo falënderoi Këshillin e Bashkësisë Islame të Prishtinës për këtë nismë.

Edhe xhemati e vlerësoi të qëlluar këtë aksion, duke shtuar se dhurimi i gjakut është obligim për çdo person të shëndosh dhe për këtë i ka mësuar edhe feja islame.

Kryeimami i KBI-Prishtinës, Burhan Hashani, tha se ky aktivitet është në kuadër të Muajit të Lindjes së Profetit Muhamed.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera