Lajme

​Ndërron jetë babai i heroit Afrim Zhitia

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 02 July 2020

Ka ndërruar jetë veprimtari Osman Zhitia, babai i heroit Afrim Zhitia. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ndarë dhembjen me familjen Zhitia, duke e ngushëlluar për kalimin në amshim të anëtarit të saj.

“Baci Osman nuk ishte vetëm babai i Heroit Afrim Zhitia. Ai ishte shembulli i burrit shqiptar që tërë jetën ia kushtoi lirisë së vendit, me të gjitha forcat, deri në frymën e fundit. Sapo mora lajmin pikëllues për ndarjen e tij nga jeta”, ka shkruar ai.

Haradinaj ka ndarë dhembjen me familjen Zhitia, duke e ngushëlluar atë për kalimin në amshim të anëtarit të saj.

-Advertisement-

“Dhembjen po e ndajmë së bashku me familjen Zhitia dhe të gjithë ata që e kanë njohur. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera