Ndalohet polici që rrahu qytetarin – ky i fundit pëson sulm në tru
Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 08 April 2020
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin R.A. zyrtar policor, nën dyshimet se ka kryer veprën penale keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike.
R.A. dyshohet se më 5 prill 2020, ka keqpërdorë detyrën zyrtare dhe pasi që e ka ndaluar në një pikë kontrolli një person në kryeqytet, ndaj tij ka ushtruar dhunë fizike duke e goditur në kokë dhe pjesë tjera të trupit.
Si pasojë e kësaj, personi i sulmuar ka marrë dëmtime serioze në kokë, lëndime këto nga të cilat një ditë më vonë ka pësuar sulm në tru, duke humbur vetëdijen, ku i është nënshtruar intervenimit kirurgjik në Klinikën e Neurologjisë në QKUK.
Prokurori i Shtetit është duke e përcjellë me vëmendje gjendjen shëndetësore të të dëmtuarit, si dhe është në pritje të raportit të detajuar nga ana e stafit mjekësor.
Prokurori i Shtetit gjat ë afatit prej 24 orëve do të parashtrojë në Gjykatën kompetente kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit.
Të tjera
-
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës rrezikohet nga sëmundjet e përhapura nga mushkonjat, paralajmërojnë ekspertët
Më shumë se gjysma e popullsisë së botës mund të jetë në rrezik nga infektimi...
-
DASH goditi rëndë ‘strukturat ilegale serbe’ dhe Listën Serbe në Raport, shpjegojnë si “qeveria serbe i shfrytëzon për ndikim”
Serbia – qeveria e saj – vazhdon të përdorë ‘strukturat ilegale serbe’ për të...
-
Arifi: Shkarkimi im hakmarrje e Vuçiqit për suksesin e Kosovës në KiE
Shqiprim Arifi, ish-kryetar i Preshevës ka thënë se shkarkimi i tij është hak...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamen...
-
Rashiq komenton stërvitjet ushtarake serbe
Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiq, ka thënë se Serbia në krye m...
-
Parahikimi i motit për sot
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa lok...
-
Akuza për korrupsionin në Qeveri, reagon Këshilltari i Kurtit: Për keqardhje, populli i largoi për kapje të shtetit
“Korrupsion serioz qeveritar”, është referimi që një raport i Departamentit t...
-
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin “objektivat e buta” ruse
Ukraina është gati të marrë një lloj të ri bombe me laser që mund të shkatërr...
-
Fejohet analisti Astrit Gashi, me gazetaren e njohur
Analisti Astrit Gashi i ka dhënë fund beqarisë. Ai ka kurorëzuar dashurinë...
-
IS*S kërcënὁn Shqipërinë dhe Kosovën?
Video-propagandistike, publikuar në rrjetet sociale nga ISIS, ku në mesin e 6...
-
Kurti falënderon deputetët gjermanë për mbështetjen ndaj Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve t...
-
Osmani pas suksesit të Distrisë: Jashtëzakonisht krenare, në Paris, më e fortë se kurrë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka reaguar pasi Distria Krasniqi u shpall...