Lajme

​Mustafa kërkon përgjegjësi nga organet e rendit për vrasjet e shpeshtuara

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 22 April 2019

Pas vrasjes së trefishtë që ka ndodhur sot në Prishtinë dhe shembjes së një pjese të Hotelit “Adriatik”, kryetar i LDK-së, Isa Mustafa ka kërkuar përgjegjësi dhe vigjilencë nga organet e rendit për vrasjet e shpeshtuara dhe nga mbikëqyrësit dhe inspektoratet e ndërtimit për të garantuar sigurinë e ndërtesave.

Reagimi i Isa Mustafës:

“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

-Advertisement-

Jam i tronditur nga lajmi për vrasjen e trefishtë që ka ndodhur sot në lagjen Dardania në Prishtinë. Ngushëllime të gjithë familjarëve dhe miqve për vdekjen e tre anëtarëve të familjes.

Poashtu, më ka tronditur lajmi për shembjen e një pjese të Hotel Adriatikut, një ndër objektet më të vjetra në qytetin e Mitrovicës, me ç’rast një djalë i ri ka mbetur nën gërmadha.

Nga informatat që kemi nga Mitrovica, po bëhet një angazhim i madh i të gjithë qytetarëve që ai të gjendet sa më parë. Lutemi që organet të bëjnë të pamundurën për ta shpëtuar jetën e tij. Me këtë rast bashkëndjejmë me gjithë familjarët dhe miqtë e tij.

Poashtu, kërkojmë përgjegjësi dhe vigjilencë nga organet e rendit për vrasjet e shpeshtuara dhe nga mbikëqyrësit dhe inspektoratet e ndërtimit për të garantuar sigurinë e ndërtesave.

Rastet e tilla na rëndojnë si shoqëri dhe lutemi që të mos përsëriten më.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera