Lajme

​MSH: Ndarja nga jeta e  Sami Gjokës, humbje për të gjithë

Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 31 March 2020

Ministria e Shëndetësisë ngushëllon familjen e kardiologut kosovar Dr. Sami Gjoka me rastin e ndarjes së tij nga jeta dhe Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, ku shërbeu ai.

“Në këtë kohë të vështirë kur sistemit shëndetësor të vendit i duhet ndihma dhe kontributi profesional i çdo profesionisti shëndetësor, ndarja nga jeta e dr. Sami Gjokës është një humbje e madhe për familjen, kolegët, pacientët dhe miqtë e tij dhe shëndetësinë e Kosovës. Ministria e Shëndetësisë e vlerëson lart profesionalizimin dhe kontributin e dr. Samiut në shërbimin e kardiologjisë invazive në QKUK dhe shpreh empatinë dhe solidaritetin e saj të plotë me familjen e tij në përballimin e kësaj humbje të madhe”, thuhet në telegram ngushëllimin e MSh-së.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera