Lajme

​Mjeku slloven infektohet pas dy dozave të vaksinës

Autori: Gazeta inFokus 20:43 | 24 February 2021

Një mjek slloven, i punësuar në Qendrën Klinike në Maribor, u infektua përsëri me virusin korona pasi ishte vaksinuar më parë me dy doza të vaksinës, konfirmoi spitali i dytë më i madh slloven.

Mjeku u kthye së fundmi nga Afrika, kështu që supozohet se ai mund të jetë infektuar me një variant më ngjitës të virusit në Afrikën e Jugut, e cila nuk është provuar ende, transmeton Hina.

Siç raportohet nga stacioni televiziv POP-TV, ri-infektimi është i mundur sepse asnjë vaksinë nuk është njëqind për qind e efektshme dhe pasi konfirmuan infeksionin me një provë PCR, ata vepruan sipas protokollit të përshkruar dhe informuan epidemiologët.

-Advertisement-

Siç deklaroi sot mikrobiologu Tjasha Zhohar Çretnik nga Laboratori Kombëtar për Shëndetin, Mjedisin dhe Ushqimin, mikrobiologëve u duhet të paktën një javë për të renditur gjenomën e virusit dhe për të konfirmuar llojin, dhe asnjë rast i llojit të Afrikës së Jugut nuk është regjistruar në Slloveni deri më tani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera