Mbledhja e përbashkët e dy qeverive do të mbahen në Durrës
Autori: Gazeta inFokus 13:49 | 27 September 2021
Dy qeveritë shqiptare do të mbajnë mbledhjen e radhës të përbashkët gjatë këtij viti. Në javën e fundit të muajit nëntor në qytetin e Durrësit, Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë do të takohen për të thelluar bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve dhe skanimin e ngecjeve në marrëveshjet ekzistuese. Për të qenë sa më efikas në zbatimin e marrëveshjeve është emëruar Gentian Sala si koordinator, pas takimit të përbashkët ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama
Në një konferencë të përbashkët për medie, kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti tha se marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve shqiptare të thellohen dhe avancohen.
“Në takimin e sotëm biseduam për avancimin e marrëveshjeve ekzistuese ndërmjet dy qeverive tona. Nga viti 2014 deri më tani janë mbajtur 6 mbledhje të përbashkëta të dy qeverive, ku janë nënshkruar 150 marrëveshje, memorandume dhe protokolle. Biseduam edhe për mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, për çka u vendos me të fillojnë përgatitjet me synimin që mbledhja e përbashkët të jetë në gjysmën e dytë të muajit nëntor. Njëkohësisht u dakorduam që të kemi edhe një sekretariat koordinues për marrëdhëniet tona bilaterale e cila do të udhëhiqet nga Gentian Sala që ka dy pasaporta, atë të Republikës së Shqipërisë dhe atë të Kosovës”, tha ai.
Ndërsa, kryeministri Rama tha se marrëdhëniet mes dy qeverive duhet të jenë mishërim i domosdoshmërisë për të lidhur më shumë këto dy shtete shqiptare.
“Jemi të motivuar dhe bashkërisht të angazhuar që ishte shumë e qartë në takim se këto marrëdhënie të shkojnë në një nivel tjetër. Meqenëse gjithë ato marrëveshje të zbatohen, ashtu sikur të tjera çështje për interesin reciprok të shtrohen për zgjidhje… Kjo është vizita e parë zyrtare për të konfirmuar vullnetin e plotë dhe të shprehim dëshirën se marrëdhëniet mes dy qeverive tona të jenë mishërim i domosdoshmërisë për të lidhur më shumë këto dy shtete shqiptare dhe për t’ia dhënë qytetarëve tanë mundësinë që të prekin jetën e përditshme…ramë dakord që në javën e fundit të nëntorit do të mbajmë mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në Durrës dhe ndërkohë do të punojmë intesivisht për të bërë gjithë skanimin e marrëveshjeve dhe vendimmarrjet e mbledhjes së dy qeverive ”, tha ai.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama së bashku me një pjesë të kabinetit të tij qeverisës po qëndrojnë gjatë ditës sotme në një vizitë zyrtare në Kosovë./
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...