Lajme

​Mbahet ceremonia e përurimit të Konsullit të Nderit të Italisë në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 19:37 | 26 October 2020

Sot është mbajtur ceremonia e përurimit të Konsullit të Nderit të Italisë në Pejë, Naim Gacaferi.

Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, komandanti i KFOR-it, gjeneral Michele Risi dhe komandanti i Komandës Rajonale Perëndimore të KFOR-it, kolonel Gianluca Figus.

Ambasadori Orlando me këtë rast shprehu vlerësimin e tij për rëndësinë e mëtutjeshme të emërimit, në veçanti për fuqizimin e marrëdhënieve tashmë të shkëlqyera ekonomike dhe kulturore.

-Advertisement-

Ndërsa, Konsulli i Nderit, Gacaferi falënderoi Italinë për rolin e rëndësishëm të luajtur në Kosovë që nga lufta e vitit 1999 dhe për miqësinë që populli italian gjithmonë i ka treguar popullit kosovar, e cila është e ndërsjellë.

Ai shprehu mirënjohje të veçantë për partneritetin midis Komandës Perëndimore italiane të KFOR-it dhe qytetarëve të Pejës, të konfirmuar sot në dhurimin e një klase për shkollën ‘Odhise Paskali’.

Konsulli i ri i Nderit i Italisë tha se është krenar dhe i nderuar që të jetë zëdhënës dhe promovues i thellimit të këtyre lidhjeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera