Lajme

​Malishevë: Nga pesë mostra, dy dalin pozitive në testin për COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 07:00 | 09 July 2020

Sot janë bërë pesë teste nga Komuna e Malishevës për COVID-19, prej të cilave tri kanë rezultuar negative, ndërsa dy pozitive.

Rastet janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në publikimin e rezultateve të sotme dhe përmes komunikimit zyrtar me Komunën e Malishevës.

Nga data 14 mars e deri më tani në Komunën e Malishevës me koronavirus janë prekur 86 persona, prej tyre 76 janë shëruar, 8 raste janë aktive dhe dy kanë përfunduar me fatalitet.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera