Lajme

​Mali i Zi sivjet pa togë këmbësorie në misionin KFOR në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 22:35 | 16 May 2021

Ushtria e Malit të Zi nuk do të dërgojë një togë këmbësorie në misionin KFOR në Kosovë këtë vit për shkak të krizës së shkaktuar nga virusi korona dhe kufizimeve të buxhetit, njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Malit të Zi.

Siç shpjegon mediumi CDM, ky angazhim, i cili ishte planifikuar, u kundërshtua nga një nga udhëheqësit e Frontit Demokratik, Milan Knezheviq, i cili kërcënoi të paraqiste një interpelancë në Kuvend kundër ministres së Mbrojtjes Olivera Injac dhe kryeministrit Zdravko Krivokapiq.

Ministria e Mbrojtjes i tha Televizionit Vijesti se dy përfaqësues malazezë, një oficer i Ushtrisë dhe një civil nga Ministria, mbeten në mision në Kosovë, në mënyrë që, siç thonë ata, Mali i Zi të vazhdojë të kontribuojë në sistemin e mbrojtjes kolektive të NATO-s.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera