Lajme

​Limaj: Kurti do të mbahet mend si një politikan që mashtron dhe gënjen

Autori: Gazeta inFokus 20:22 | 27 February 2020

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas deklarimit të kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe, ka deklaruar se Kurti do të mbahet mend si një politikan që brenda ditës mashtron, gënjen, ndryshon qëndrimet dhe premtimet me të cilat ua ka marrë votën qytetarëve.

Postimi i plotë i Limajt:

Albin Kurti vazhdon me konferencën e radhës skandaloze, që nga dukja, serioziteti i temës e deri te qëndrimi i kryeministrit. Ai do të mbahet mend si një politikan që brenda ditës mashtron, gënjen, ndryshon qëndrimet dhe premtimet me të cilat ua ka marrë votën qytetarëve. Në konferencën e sotme gënjeshtrën e sikletin ai u mundua ta mbulojë me disa parulla as mish as peshk. Kaq për sonte. Për më shumë rreth kësaj teme, në ditët në vijim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera