Lajme

​Lekaj: Serbia është tërbuar nga fuqizimi i Ramush Haradinajt

Autori: Gazeta inFokus 19:54 | 13 May 2017

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka reaguar të shtunën ndaj deklaratave të zyrtarëve serbë, duke thënë se Ramush Haradinaj do të jetë çdo herë në ballë kur “Milloshat” e Serbisë guxojnë të sulmojnë Kosovën.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se “Milloshat” e Serbisë, tani tanket e sulmet i kanë zëvendësuar me mjetet e shpifjes e të propagandës, por që qëllimi është i njëjtë, pushtimi i Kosovës, gjë të cilën nuk do ta arrijnë kurrë.

Ja postimi i plotë:

-Advertisement-

Ramushi do të jetë çdo herë në ballë kur “Milloshat” e Serbisë guxojnë të sulmojnë Kosovën. Në krejt vrerin që “Millosheviçat” e sotëm e derdhin kundër Ramush Haradinajt e tregojnë vetëm një të vërtetë. Frikën ndaj asaj çka përfaqëson z.Haradinaj (e vërteta dhe e drejta e munguar nder vite për Kosovën dhe shqiptarët).

E duke qenë të vetëdijshëm, këta këlyshë të monstrumit Millosheviç, se po ju ngushtohet laku rreth fytit dhe nuk do të mund të vazhdojnë të bëjnë lojën e djallit me Kosovën, siç kanë bërë deri tani, “Milloshat” e Serbisë, tani tanket e sulmet me to, i kanë zëvendësuar me mjetet e shpifjes e të propagandës, por që qëllimi është i njëjtë, pushtimi i Kosovës. E ketë s’do ta arrijnë asnjëherë tjetër. Serbia është tërbuar nga fuqizimi i Ramushit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera