Lajme

​LDK dhe partnerët sot pritet t’i përmbyllin të gjitha çështjet

Autori: Gazeta inFokus 07:19 | 29 April 2020

I propozuari i LDK-së për kryeministër, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se me subjektet politike të cilat po synojnë ta formojnë qeverinë e re, sot do t’i përmbyllin të gjitha çështjet dhe do të dalin para qytetarëve me qeverinë e re.

Sipas tij, është çështje ditësh kur pritet të votohet kabineti i tij qeverisës në Kuvendin e Kosovës.

“Jemi në fazën finale të përmbylljes së marrëveshjeve me të gjitha partitë dhe grupet parlamentare që do të jenë pjesë e këtij koalicioni qeverisës. Unë besoj që shumë shpejt do t’i përmbyllim të gjitha marrëveshjet dhe shpejt do të dalim para deputetëve të Kuvendit të Kosovës për të votuar qeverinë e re. E them me kënaqësi që bisedat janë përmbyll në masë të madhe sepse dakordimi ka qenë më herët në mes të gjitha partive politike që do të jenë pjesë e këtij koalicioni. Besoj që janë marrëveshje që marrin parasysh peshën specifike që ka secili prej partnerëve të koalicionit. Jemi të vetëdijshëm që do ta marrim qeverisjen e vendit në një situatë bukur të vështirë me pandeminë, me nevojën që shpejt të intervenojmë në ekonomi dhe të kthejmë miqësitë që janë lëndu gjatë javëve dhe muajve të fundit, jemi të vetëdijshëm për këtë por jemi të përgatitur me një ekip të shkëlqyeshëm. Unë jam shumë i kënaqur me ekipin që është duke u formësu dhe besoj që shumë shpejt, nesër t’i përmbyllim të gjitha çështjet që t’i përmbyllim të gjitha çështjet dhe të dalim para juve dhe para qytetarëve me qeverinë e re”, tha ai.

-Advertisement-

Hoti para gazetarëve tha se kanë marrë dakordacën e gjitha partive për koalicionin bashkëqeverisjes, përshirë AKR-në e Behgjet Pacollit.

Ai theksoi se pjesëmarrja e listës serbe do të jetë në përputhje të fuqisë politike që ka dhe në përputhje me normat kushtetuese.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera