Sport

​Lazio-AS Roma, analizë dhe formacionet e mundshme

Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 15 January 2021

Lazio do të përballet me rivalët e Romës në “Stadio Olimpico”, derbi ky që njihet ndryshe edhe si “Derby della Capitale”.

Roma rikthehet në këtë ndeshje nga një barazim me skuadrën e Interit, ndërsa Lazio kthehet nga dy fitore radhazi, dhe sot do të përballen të dy skuadrat e të njëjtit qytet, ku të dyja synojnë tre pikë për të mbajtur hapin drejt “Scudettos”, respektivisht titullit të Serie A, përcjell KosovaPress.

Pas 17 xhirosh, AS Roma pozicionohet e treta në tabelë me 10 fitore, katër barazime dhe tre humbje, dhe ka gjithsej 34 pikë.

-Advertisement-

Në anën tjetër, skuadra e Lazios pas 17 ndeshjeve, ka arritur të regjistrojë tetë fitore, katër barazime dhe pesë humbje, kështu duke arkëtuar 28 pikë në pozitën e tetë.

Të dy trajnerët, Simone Inzaghi dhe Paulo Fonseca, do të hynë në këtë ndeshje me lojtarët më të mirë që kanë në dispozicion, ku formacionet e mundshme pritet të jenë këto.

Lazio (3-5-2): Reina; Felipe, Radu, Acerbi; Lazzari, Milinkovic-Savic, Leiva, Alberto, Marusic; Caicedo, Immobile

Roma (3-4-2-1): Lopez; Ibanez, Smalling, Mancini; Karsdorp, Veretout, Cristante, Spinazzola; Pellegrini, Mkhitaryan; Dzeko

20:45 Lazio (8) – AS Roma (3) (Stadiumi Olimpico)

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera