Lajme

​Lajçak e quan suksesshme vizitën në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 15:02 | 18 June 2020

Emisari special i BE-së Mirosllav Lajçak në përfundim të vizitës së tij të parë në Kosovë pas marrjes së detyrës, i ka quajtur të suksesshme takimet me liderët e partive politike dhe institucionale për rifillimin e dialogut me Serbinë.

Ai në një postim në Twitter ka shfaqur pritjet e tij për një takim të serishëm në Bruksel.

“Përfundoi një udhëtim i suksesshëm në Kosovë. Ju mund të diskutoni shumë përmes telefonit, por ai nuk mund të zëvendësojë takimet me persona. Bisedova me bashkëbiseduesit e mi për datat, hapat e ardhshëm, modalitetet për një rifillim të shpejtë të dialogut të lehtësuar. Mezi presim të takohemi përsëri në Bruksel”, ka shkruar Lajçak.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera