Lajme

​Lagjja e Muhaxherëve me rrethinë tash e 5 orë pa rrymë

Autori: Gazeta inFokus 20:56 | 18 January 2021

Lagjja e Muhaxherëve, duke përfshirë edhe pjesën rreth Parkut të Qytetit, kanë mbetur në terr që nga ora 15:00. Kjo si pasojë e një prishje që ka ndodhur në njërën nga trafo stacionet afër shkollës “Elena Gjika” në kryeqytet.

Këtë lajm e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, i cili ka bërë të ditur se ekipet janë në vendin e ngjarjes për sanimin e defektit.

Mirëpo, edhe pse kanë kaluar rreth 5 orë këto pjesë të qytetit ende janë pa energji elektrike.

-Advertisement-

Kujtojmë se kohët e fundit në kryeqytet, por edhe qytete të tjera janë shpeshtuar reduktimet e energjisë elektrike.

Madje, pjesa turistike në Bogë dhe Rugovë ka 3 javë që është pa energji elektrike, si pasojë e defekteve në rrjet.

KEDS këto prishje po i arsyeton me mot të ligë, duke thënë se po shkaktohen si pasojë e reshjeve atmosferike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera