Lajme

​Kuvendi ratifikon dy marrëveshje ndërkombëtare në vlerë rreth 150 milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 21:46 | 14 August 2020

Me 86 vota për është ratifikuar marrëveshja mes Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, lidhur me financimin e projektit emergjent COVID-19 për Kosovën, në vlerë prej 46 milionë euro.

Marrëveshja e radhës është mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës, në vlerë prej 100 milionë euro me afat 15 vjeçar. E cila është përkrahur me votë nga 90 deputetë të Kuvendit të Kosovës.

Në anën tjetër ka dështuar për herë të dytë votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike. Nga 90 deputetë të pranishëm në sallë, kanë votuar vetëm 45 deputetë.

-Advertisement-

Sërish nuk kanë votuar Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës.

“Vetëm 45 deputetë kanë marrë pjesë në votim”, tha Osmani.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera