Lajme

​Kuvendi fut në rend dite shqyrtimin e Projektligjit për inspektimet

Autori: Gazeta inFokus 13:12 | 25 November 2021

Me 76 pro deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar propozimin e Komisionit për Ekonomi për ndryshimin dhe plotësimin e rendit të ditës, që sot në seancën e rregullt të kuvendit të shqyrtohet për herë të parë edhe Projektligji për inspektimet.

Propozimi ka ardhur nga nënkryetarja e Komisionit, Jeta Statovci, që ky projektligj të procedohet me shkurtim të procedurave.

Aktualisht në seancë po shqyrtohet Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës 2022.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera