Kurti për rënien e Zhitisë dhe Fazliut: Historia përbëhet prej dëshmorëve
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2021/11/auto_ZKP_ZKM_2_11_2021_51635858435-600x360-1.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
15:10 | 02 November 2021
“Historia jonë përbëhet prej dëshmorëve, ndërkaq ardhmëria jonë varet prej besnikërisë ndaj dëshmorëve”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në homazhet që i bëri sot te varret e heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, në Varrezat e Heronjve në lagjen “Velania” të Prishtinës.
Në 32-vjetorin e rënies së tyre, Kurti kujtoi vjeshtën e vitit 1989, kur Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu si veprimtarë ilegalë organizonin dhe merrnin pjesë në demonstratat e asaj kohe, që ishin edhe të fuqishme edhe të shpeshta.
Më datën 1 nëntor, një ditë para se të vriteshin, Afrim Zhitia mbajti fjalim në demonstratë, ndërkaq më 2 nëntor, në lagjen “Bregu i Diellit”, në ballafaqim me forcat e Serbisë ranë heronj Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.
Ai veçoi vitet e ’80-ta, kur pas vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, Lëvizja e përjeton një hov të madh me organizimin brenda Kosovës, në radhë të parë duke iu falënderuar Afrimit dhe Fahriut, me ç’rast Afrimi ishte sekretar organizativ i Lëvizjes.
Kurti me tej theksoi aksionet e shumta në atë kohë, kur vepronte edhe çeta e Llapit me luftëtarët kryesorë, sot heronj, Ali Ajeti e Hasan Ramadani, të cilët i kishin armët që ua kishte dhënë Afrim Zhitia.
“Tash, kur vjen puna te përfaqësuesit e popullit janë dy lloj përfaqësuesish të popullit: përfaqësuesit demokratikë dhe përfaqësuesit historikë. Këto dy lloje nuk janë plotësisht të ndara, as të pavarura, por megjithatë janë dy lloje”, tha ndër të tjera kryeministri.
Ndër përfaqësuesit më emblematikë të popullit në kuptimin historik të fjalës, ai veçoi edhe dy heronj të cilët sipas kryeministrit Kurti, janë të ngjashëm me dy heronjtë e përkujtuar sot. Rexhep Mala e Nuhi Berisha, që janë shprehje e popullit tonë si rezistencë e popullit tonë, si një popull që nuk e duron shtypjen edhe padrejtësinë, që nuk e duron shfrytëzimin e pabarazinë, tha ai.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/07/1-scaled.jpg)
Të tjera
-
Selmanaj thotë se Kurti s’e ka hallin e minatorëve, por të rezultatit të zgjedhjeve
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, thotë se kryemini...
-
Supremja e Speciales e kthen çështjen e Salih Mustafës në Apel, kërkon ulje të dënimit
Gjykata Supreme e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, ka anul...
-
Tomë Gashi: Për vrạsjen e Lulzim Fejzullahut kanë mëkate edhe tre gjyqtarë
Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se nesër në ora 09:00 do të publikohet vendimi...
-
Fermën për kuaj e bën motel, Ministria refuzon ankesën që parashihte legjitimimin
Legjitimimi i objektit të ndërtuar si motel e që ishte pajisur me leje ndërti...
-
Debutim i shkëlqyer i Shaboviq, i dyti në paraqitjen e parë
Notari kosovar Adell Shaboviq ka debutuar mjaft mirë në ‘Paris 2024’. Repr...
-
Djali rrah nënën në Prishtinë, dërgohet në mbajtje
Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se mbrëmjen e së hënës është sul...
-
Arrestohet pasi rrahu gruan dhe vajzën në Malishevë
Një burrë është arrestuar nën dyshimin që e ka rrahur gruan dhe vajzën e tij ...
-
Nëna e Faton Hajrizit dorëzon strishon e kërkuar nga Serbia
Avokati, Arianit Koci, ka konfirmuar se është dhënë tashmë strishoja e nënës ...
-
Mbi 4 mijë kërkesa për ndërrimin e patentë shoferit
Gjithsej 4.125 kërkesa janë dorëzuar deri më tani në gjithë Kosovën për ndërr...
-
Njohës të arsimit: Projekti për mësim tërëditor vështirë i realizueshëm
Pas informacioneve së në pesë shkolla të Komunës së Prishtinës viti i ri shko...
-
Arrestohen katër persona në Drenas, në gjendje të dehur sulmὀjnë një person
Në Drenas janë arrestuar katër persona pasi që të njëjtit pas një mosmarrëves...
-
Rekord numri i aksidenteve të ndodhura në 24 orët e fundit
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar të kenë ndodhur 135 aksidente trafiku...