Lajme

​Kurti i fton për bisedime këto parti

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 13 June 2017

Kandidati i VV’së për Kryeministër, Albin Kurti ka ftuar LDK’në dhe AKR’në që ti bashkohen partisë së tij, e cila me 11 qershor doli e dyta në zgjedhje, t’i bashkohen për krijimin e Qeverisë së përbashkët me Kurtin shef të ekzekutivit.

Ftesa e Albin Kurtit, siç ka thënë ai në një konferencë për media, vlen edhe për ata deputetë të koalicionit PDK-AAK-NISMA që nuk duhan siç tha ai të ketë edhe një tjetër qeveri të klanit ‘Pronto’.

“Ne sot ftojmë të gjithë deputet e koalicionit LDK-AKR dhe atyre AAK e NSIMA që janë të pa kënaqur me klanin pronto, që të na bashkohen për përgatitje të një qeverie të re për Kosovën”, bëri thirrje Kurti nga selia e qendrore e Lëvizjes Vetëvendosje.

-Advertisement-

“Qytetarët kanë votuar për ndryshim. Prandaj e kemi obligim që ta qojmë obligimin përpara vullnetin e tyre”, tha ai ndër-tjera.

Ndryshe, edhe në zgjedhjet e 2014 në Kosovë ka pasur përpjekje që humbësit e zgjedhjeve të krijojnë qeverinë e re, por diçka e tillë vetëm kishte krijuar bllokadë politike për më shumë se gjashtë muaj në vend. Bllokada kishte përfunduar me tërheqje të LDK’së së Isa Mustafës, e cila në dhjetor të 2014’ës i ishte bashkuar partisë së parë të dal nga zgjedhjet, PDK’së, për krijimin e qeverisë.

Më 11 qershor, koalicioni PDK-AAK-NISMA, sipas rezultateve preliminare të KQZ’së, është fitues i zgjedhjeve. Pas tyre Lëvizja Vetëvendosje, ndërsa forca e tretë koalicioni LDK-AKR.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera