Lajme

​Kryeministri Kurti takoi delegacionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar

Autori: Gazeta inFokus 23:57 | 25 February 2020

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur sot në takim delegacionin e FMN-së, i prirë nga Gabriel Di Bella, Shef i Misionit për Kosovë, Departamenti Evropian (EUR), Stephanie Eble, Oana Elena Luca, Zhongxia Zhang, Shushanik Hakobyan, Selim Thaçi dhe Mentor Mehmedi.

Siç njofton Zyra e kryeministrit, në mes të temave të shumta, ky delegacion e përgëzoi kryeministrin lidhur me faktin se buxheti ka vendosur në përparësitë e tij fushat e shëndetësisë, arsimit, pra e ka vënë theksin mbi fushat e interesit shoqëror.

“Delegacioni u interesua rreth ligjit për pagat. Kryeministri tha se programi qeverisës ka në thelb të tij eliminimin e pabarazisë në paga, kjo parë në rrafshin më të gjerë, atë të rishpërndarjes së pasurisë në shoqërinë tonë në mënyrë më të drejtë. Përveç kësaj duhet pritur edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera