Lajme

​Kroaci, 32 të vdekur dhe mbi 3 mijë raste të reja me COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 12:49 | 12 November 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 32 viktima dhe 3.082 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).

Mbrojtja Civile njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot arrin në 16.348. Midis tyre, 1.598 pacientë janë në spital, nga të cilët 178në respiratorë.

“Që nga 25 shkurti 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në Kroaci janë regjistruar 75.922 raste me koronavirus, nga të cilët 925 kanë vdekur, 58.649 janë shëruar, nga të cilët 2.215 në 24 orët e fundit”, tha Mbrojtja Civile.

-Advertisement-

Aktualisht 35.690 persona janë në vetëizolim.

Deri më tani, 592.326 persona janë testuar, nga të cilët 10.156 në 24 orët e fundit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera