Kritikohen veprimet e EULEX-it në OVL-UÇK, paralajmërohen protesta
Autori: Gazeta inFokus 17:27 | 26 September 2020
Për më shumë se tetë orë, dje është mbajtur e rrethuar ndërtesa e OVL-UÇK-së. Policia e EULEX-it, ka arrestuar figurat kryesore të kësaj organizate, ndërsa ka konfiskuar cd e materiale tjera. Derisa mbrojtës ligjor theksojnë se Zyra e Prokurorit të Specializuar ka vepruar sipas mandatit të saj, megjithëse aksioni po shihet si spektakël, përfaqësues të OVL-UÇK-së thonë se Gucati e Haradinaj janë kidnapuar dhe nëse mbahen në Hagë paralajmërojnë edhe protesta.
Avokati Arianit Koci thotë për KosovaPress, se Zyrja e Prokurorit të Specializuar ka vepruar sipas mandatit të vet, që ia kanë dhënë vet deputetët e Kosovës kur e kanë votuar ligjin.
Koci: Nuk ka pasur nevojë për asnjë lloj spektakli
(Video)
“Unë e kam një shqetësim se si duket juristët e huaj nuk po e kuptojnë kontekstin tonë shoqëror. Dhe nuk ka pasur nevojë për asnjë lloj spektakli. Çdo i ftuar deri më tani i është përgjigjur ftesës edhe zotëri Gucati edhe zotëri Haradinaj ishin përgjigjur pa problem. Sa i përket bastisjes besoj që ka qenë një spektakël i panevojshëm. Ka pasur forca jashtëzakonisht të mëdha të policisë. Dhe nuk është dashur, me dy tre policisë kanë mujt me kry bastisjen pa asnjë problem”, thotë Koci.
Ai thotë se ende nuk dihet nëse dosjet e dorëzuara në zyrat e OVL-UÇK-së, janë dokumente autentike. E për këtë sipas tij, prokuroria duhet të jap shpjegim dhe të hetojë se pse kanë dalë këto dosje në masë të madhe. Si të tilla, Koci thotë se asnjë dokument, përmbajtja e tyre, ose emër të dëshmitarëve nuk duhet të bëhen publike.
“Unë besoj që këtu edhe OVL ka ra grackë e dikujt që është duke zhvilluar një luftë speciale kundër Gjykatës Speciale dhe zyrës së Prokurorit të Specializuar. Nuk po e len përshtypjen e mirë, sepse po ju shkon për shtati individëve që kanë qenë pro një gjykate kosovare me gjyqtarë të huajë, me prokurorë të huajë, me hetuesit e huajë dhe përkthyes të huajë”, thekson Koci.
Xhavit Jashari nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së thekson për KosovaPress, se gjatë ditës së djeshme, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë kidnapuar. Për çka thotë se është e papranueshme për organizatën.
“Unë nuk kisha me thanë që i kanë arrestuar, por kisha me thanë që ata janë kidnapuar. Forma, mënyra se si është ardh EULEX-i në zyrat e OVL-UÇK-së është e dënueshme dhe e papranueshme. Për faktin se kanë ardhur njësitet e Speciales, e një gjykate të cilën ju e dini që ne nuk e njohim. Forma se si kanë ardhur në zyrat se si i kanë bllokuar hyrjet dhe daljet pa urdhër, dhe mos prania e vendorëve gjithashtu dhe largimi nga zyrat dhe duke dhënë urdhër që gjitha zyrat janë të hapura, kemi shumë dyshime. Sepse ata kanë mund pa qenë prezent dikush nga vendorët dhe vetë OVL-UÇK, kanë mund të bëhen montazhe siç ishte edhe spektakli i djeshëm”, deklaron Jashari.
Ndërkohë që për të gjitha këto që po ndodhin fajin ia lë Kuvendit të Kosovës, që e aprovoi formimin e Gjykatës Speciale.
“Dhe mendoj se e gjithë kjo që po ndodhë, dhe i qoj selam prej këtu edhe vendorëve edhe ndërkombëtarëve, se nga spektaklet e tilla nuk frikohemi…Po besoj që protesta gjithsesi, por ne do t’i drejtohemi edhe organeve dhe institucioneve vendore. Sepse mendoj që turpi më i madh dje ka qenë për institucionet tona. Në radhë të parë për Parlamentin e Kosovës”, thekson ai.
Përndryshe, sipas fletë-arrestimit të lëshuar nga Prokurori i Specializuar për kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati thuhet se dyshimet janë për tri vepra penale bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Sipas pretendimeve të Speciales, ai mund të dënohet nga pesë vjet deri në burgim të përjetshëm.
Ndërkohë që për nënkryetarin Nasim Haradinajn nuk dihet se për cilën vepër penale është arrestuar, por para se të arrestohej kishte thënë se kurrë nuk janë intervistuar si të dyshuar për krime lufte. Haradinaj që nga dje e deri sot në mesditë nuk dihej se ku është dërguar. Kurse, pasdite, avokati Tomë Gashi konfirmoi se ai është dërguar në Hagë.
Aksioni i djeshëm i zyrtarëve policorë të EULEX-it vjen pas shpalosjes së dosjeve që supozohej të silleshin nga dikush në zyret e OVL-UÇK-së, e që pretendohet të jenë të Dhomave të Specializuara të Prokurorisë së Hagës.
Të tjera
-
O’Brien pas takimit me Vuçiq: Do të bëjmë gjithçka në dorën tonë për përmbushjen e zotimit për Asociacionin
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien,...
-
Tahiri: Kurti e shkeli Kushtetutën, e pranoi Asociacionin pa u skuqur fare
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë...
-
Nis takimi O’Brien – Vuçiq, Presidenti serb thotë se ky është një takim i vështirë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur takimin me James O’Brien, Ndihmës...
-
Nisin zgjedhjet në Indi: 969 milionë njerëz kanë të drejtë vote
Vendvotimet u hapën të premten në fazën e parë dhe më të madhe të zgjedhjeve ...
-
Analisti amerikan Daniel Serwer tregon arsyet për të cilat Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në KiE
Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë të egër për të bllokuar an...
-
Von Cramon optimiste për anëtarësimin e Kosovës në KiE, por tregon çka kërkojnë disa shtete
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është opti...
-
Votimi për largimin e kryetarëve në veri, KQZ mban mbledhje në ora 14:00
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhje, me fillim nga ora 14...
-
Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA
Shefi i CIA-s paralajmëroi se Ukraina mund ta humbasë luftën pa ndihmën e SHB...
-
Bilall Kasami: Një telefonatë se Serbia po bën manovra në kufi me Kosovën, ia pamundësoi Kurtit ardhjen në Berlin
Përfaqësues së koalicionit VLEN që po garon në zgjedhjet e Maqedonisë së Veri...
-
O’Brien sot në Beograd, do të takohet me udhëheqësit e Serbisë
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Valon Murati kritikon Kurtin: Nuk është kohë e mburrjeve
Valon Murati nga Lëvizja për Bashkim ka drejtuar kritika në drejtim të kryemi...
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...