Lajme

​Krasniqi kujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën: Tre heronj ranë, por mijëra patriotë të tjerë u ngritën

Autori: Gazeta inFokus 11:24 | 17 January 2022

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka përkujtuar vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe veprimtarin Kadri Zeka, në 40 vjetorin e vrasjes së tyre në në Untergrupenbach të Gjermanisë nga shërbimi sekret jugosllav.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi është shprehur se tre shqiptarë shembullorë që nuk u ndalën deri në flijim për Atdhe, ranë natën e 17 janarit, por me mijëra të tjerë u ngritën duke u frymëzuar nga ideali dhe veprimtaria e tyre.

“Shpirti çlirimtar shqiptar, që deri në atë kohë funksiononte në mënyrë të shpërndarë e në organizata të shumta ilegale, në dekadën pasuese u bashkua si asnjëherë më parë rreth një qëllimi– për Kosovën e Lirë. Ai shpirt më vonë themeloi UÇK-në, e cila u dha kuptim e rezultat sakrificave e angazhimeve të qindra e mijëra patriotëve që punuan për çlirimin e Kosovës nëpër dekada. Sot, të lirë dhe të ndërgjegjshëm për historinë, kujtojmë ata që dhanë gjithçka që kishin, përfshirë edhe jetën e tyre! Lavdi të përjetshme heronjve, Jusuf Gërvalla, Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka!”, shkruan Krasniqi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera