Kosova miraton Udhëzuesin për trajtim me Plazmë Kovalescente të pacientëve me Covid-19
Autori: Gazeta inFokus 20:49 | 18 January 2021
Kosova ka miratuar Udhëzuesin për trajtim me Plazmë Kovalescente të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështetëse.
Këtë lajm e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një statusi në Facebook, duek thënë se shpreson që plazma Kovalsecente, si terapi mbështetëse do të ndihmojë të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për një trajtim të tillë e i cili do të zbatohet sipas udhëzuesit të nënshkruar sot.
Ky është statusi i tij i plotë:
Në funksion të trajtimit të personave me Covid 19, përpos masave dhe aplikimit të terapisë adekuate, në bashkëpunim me ekspertët, kam nënshkruar “Udhëzues për trajtim me Plazmë Kovalescente të pacientëve me Covid-19 si terapi mbështëse”.
Grupi punues me përkushtim dhe në konsultim me praktikat më të mira botërore ka përpiluar udhëzuesin i cili në mënyrë adekuate udhëzon profesionistët shëndetësorë për përdorimin plazmës së personave që kanë kaluar sëmundjen e Covid 19, e cila ka krijuar anti trupa të mjaftueshëm për trajtimin e pacientëve.
Shpresojmë që Plazma Kovalsecente, si terapi mbështetëse do të ndihmoj të gjithë ata pacientë që kanë nevojë për një trajtim të tillë e i cili do të zbatohet sipas udhëzuesit të nënshkruar sot.
Qendra për Transfuzion do të grumbulloj gjakun e personave që kanë kaluar Covid 19 dhe që kanë krijuar anti trupa të mjaftueshëm për çka besoj që qyetatarët do të përgjigjen pozotivisht.
Institucionet e kujdesit shëndetësor, duke përfshir Klinikën Infektive së bashku me institucionet e kujdesit shëndetësor në të cilat janë të hospitalizuar pacientët me Covid, sipas indikacioneve do të bëjnë zbatimin e trajtimit me Plazmë Kovalescente.
Të tjera
-
ĶRIMI NË FAMILJE| 45 gra e burra të vrārë, këto janë shifrat shokuese të 4 viteve të fundit në Kosovë
Hiq më pak se 45 gra e burra u vranë nga familjarët e 10 mijë e 621 të tjerë ...
-
Instruktorë të zbulimit britanik trajnojnë FSK-në
Në ambientet e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS), u përmbyll me suks...
-
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ngrit shqetësime rreth Projektligjit për Gjykatën Administrative
Dhoma Ekonomike e Grave të Kosovës – G7 ka dorëzuar deklaratë në Komisionin P...
-
“Sajesë dhe gënjeshtër, Mustafa i reagon Kurtit që tha se marrëveshja e 2015-ës shkel Kushtetutën
Ish-kryeministri Isa Mustafa i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti për një d...
-
Bulliqi pret në takim Gërvallën, diskutojnë për Podujevën
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka pritur sot në takim, ministren për ...
-
Përplasje e ashpër në Komisionin për Integrime, kërkohet dorëheqja e ministres Hajdari
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka raportu...
-
BE vendos sanksione ndaj katër kolonëve izraelitë
Katër kolonë ekstremistë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerus...
-
Dogana e Kosovës sekuestron mbi tre mijë mbrojtëse të telefonave me marka të falsifikuara
Njësitë e Doganës gjatë kontrolleve kanë arritur të parandalojnë futjen e...
-
Dyshohet për dhúnë në familje, IPK rekomandon suspendimin e një kapiteni policor
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Policisë së Kosovës sus...
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, kritikohet Kurti për përçarje të shqiptarëve
Më 24 prill do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni...
-
“Rrenë e kulluar elektorale”, Haradinaj i reagon Qeverisë për autostradën e Dukagjinit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar nd...
-
SHBA vendos veto ndaj anëtarësimit të plotë të Palestinës në OKB
Më 18 prill, për shkak të votës veto të SHBA-së, projekt-rezoluta për t'i rek...