Lajme

​Koronavirusi në Shqipëri, 19 të vdekur në 24 orët e fundit

Autori: Gazeta inFokus 18:02 | 24 February 2021

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit, nga 3897 testime janë konfirmuar 1021 raste të reja.

Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit 906 të shëruar, ndërsa 19 persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 1134 vaksinime antiCOVID dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 9104 vaksinime antiCOVID.

-Advertisement-

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 451 raste në Tiranë, 42 raste në Durrës, 40 raste në Vlorë, Sarandë, 38 raste në Fier, 34 raste në Shkodër, 32 raste në Kavajë, 28 raste në Elbasan, Gjirokastër, 25 raste në Krujë, 23 raste në Berat, 21 raste në Pogradec, Gramsh, 19 raste në Kuçovë etj.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 647 pacientë, 45 në terapi intensive, nga të cilët 16 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 19 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 4 qytetarë nga Tirana, 3 nga Elbasani, 2 nga Vlora, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Korçë, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Përmeti, 1 qytetar nga Tepelena, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 41-85 vjeç.

Që nga shpërthimi i epidemisë vitin e kaluar, me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 103.327 raste, prej tyre 66.309 janë shëruar, 35.303 janë raste aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 1.715 persona./A2

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera