Lajme

​KMDLNJ dënon kërcënimin ndaj kryeparlamentares Vjosa Osmani

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 02 July 2020

Sipas raportit të Policisë së Kosovës dhe burimeve brenda Kuvendit të Kosovës që i janë dhënë KMDLNj-së, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar përmes rrjeteve sociale.

Në një reagim për media thuhet se kjo nuk është hera e parë që udhëheqësit më të lartë të shtetit apo familjarët e tyre kërcënohen ndërkaq numri i atyre që kërcënojnë dhe trajtohen nga drejtësia është fare i vogël.

KMDLNj kërkon nga Policia e Kosovës të bëjë hetime në mënyrë që kërcënuesit të kapen dhe të sillen para organeve të drejtësisë.

-Advertisement-

“Kërcënimet që u bëhen bartësve më të larta të posteve në Kosovë në përgjithësi dhe në rastin konkret ndaj kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani janë edhe sulme ndaj institucioneve të shtetit që i drejtojnë e që nuk duhet të tolerohen në asnjë mënyrë”, thuhet në reagim.

KMDLNj e dënon kërcënimin ndaj kryetares së Kuvendit duke e mbështetur punën e saj në kuadër të mandatit kushtetues sikur që kërkon të mos paragjykohet motivi apo kërcënuesit e mundshëm, deri në përfundim të hetimeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera