Sport

​Kloop po mundohet ta mbajë në ekip Lovren

Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 15 July 2019

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Kloop po mundohet ta mbajë në ekip kroatin, Dejan Lovren.

Kroati ka shumë mundësi të largohet nga “Anfield”, pasi dëshiron që të luajë më shumë, transmeton KosovaPress.

Lovren sezonin e kaluar ka qenë nën hijen e Joe Gomezit dhe Joel Matipit dhe nuk ka mundur të luajë shumë edhe pse në disa ndeshje Kloop e ka caktuar atë në ekipin e parë.

-Advertisement-

Mediet britanike shkruajnë se Kloop dëshiron që ta mbajë lojtarin në ekip pasi aftësitë e tij prej lideri mund t’i bëjë lojtarët të japin më të mirën.

30-vjeçari do të largohet nga “Anfield”, nëse nuk e gjen rolin e tij në skuadër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera