Shëndetësi

​Këto janë simptomat e llojit të ri të koronavirusit

Autori: Gazeta inFokus 20:59 | 24 January 2021

Shkencëtarët britanikë kanë theksuar se është thelbësore të njohim simptomat e infeksionit sa më shpejt të jetë e mundur me një lloj të ri të koronavirusit që po përhapet me shpejtësi në të gjithë Britaninë e Madhe.

Simptomat janë të ngjashme me variantin e parë të koronavirusit: temperaturë të lartë, kollitje të vazhdueshme, humbje të nuhatjes, por edhe skuqje në gjuhë, raporton Express-i britanik.

Simptomat tek ata që janë infektuar me llojin e ri të kurorës mund të shkojnë nga tejet të forta deri në pothuajse të padukshme.

-Advertisement-

Eksperti amerikan Anthony Fauchi tregon se pacientët mund të ndiejnë gulçim dhe dhimbje në muskuj dhe nyje edhe pasi virusi largohet nga trupi i tyre.

Një raport i botuar së fundmi në Britaninë e Madhe thotë se ekzistojnë “mundësi reale” që një normë më e lartë e vdekshmërisë është vërejtur te të infektuarit me llojin e ri të koronavirusit.

Megjithëse të dhënat nuk konfirmonin përfundimisht vdekshmërinë më të lartë, kryeministri Boris Johnson, deklaroi se “ka disa prova që lloji i ri i koronavirusit lidhet me një shkallë më të lartë të vdekshmërisë”, raporton CNN.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera