Lajme

​Këta janë tetë njerëzit më të pasur në botë

Autori: Gazeta inFokus 11:55 | 02 May 2017

Duke iu referuar botimit të fundit të revistës amerikane të biznesit “Forbes”, Oxfam në një raport të bërë publik, raporton se tetë njerëzit më të pasur në botë kanë pasuri sa 3.6 miliardë njerëz që është gjysma e popullsisë së Tokës.

Sipas Oxfam, e cila i referohet “Forbes”, thuhet se hendeku mes “shumë të pasurve dhe shumë të varfërve”, është shumë më i lartë se një vit më parë.

Tetë personat të cilët zotërojnë pasuri sa më shumë se gjysme e popullsisë së botës janë meshkuj, dhe pasurinë e tyre e kanë arritur kryesisht me punë teknologjike. Shumica e tyre janë nga Amerika, me nga një evropian dhe një meksikan.

-Advertisement-

Në vendin e parë është biznesmeni, investitori dhe programuesi MICROSOFT), pasuria e të cilit është vlerësuar në 75 miliardë dollarë. /INFOKUSI

Në vendin e dytë është spanjolli Amancio Ortega (ZARA), i cili ka një pasuri prej 67 miliardë dollarësh.

    

Njeriu i tretë më i pasur në botë është amerikani Warren Buffett (Berkshire Hathaway) me pasuri prej 60.8 miliardë dollarë. 

Meksikani Carlos Slim Helu (America Movil), është njeriu i katërt më i pasur në botë me pasurinë e vlerësuar prej 50 miliardë dollarë.

    

Jeff Bezos (Amazon dhe Washington Post), njeriu i pestë më i pasur në planet, ka pasuri prej 45.2 miliardë dollarë.

Themeluesi i rrjetit më të madh social Facebook, Mark Zuckerberg konsiderohet si personi i gjashtë më i pasur në botë me një pasuri prej 44.6 miliardë dollarë.

    

I shtati me radhë është biznesmeni amerikan Larry Ellison (Oracle), me pasuri prej 43.6 miliardë dollarë.

Në vendin e tetë në listën e më të pasurve të botës është amerikani Michael Bloomberg (Bloomberg LP) me pasuri prej 40 miliardë dollarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera